PUBLIKIM I KËRKESËS PËR APLIKIM PËR ANËTAR NË KOMISIONIN E APELIMIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

PUBLIKIM I KËRKESËS PËR APLIKIM PËR ANËTAR NË KOMISIONIN E APELIMIT TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Në bazë të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Nenit 39, pika 1 dhe 2, e Rregullores së Zgjedhjeve të nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me Nr. 2459/1 Prot., datë 15.03.2015 “Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe sipas rendit të ditës dhe Vendimit të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë publikon kërkesën për aplikim për Anëtar në Komisionin e Apelimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Afati i dorëzimit të dokumentave për aplikim si Anëtar i Komisionit të Apelimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë do të jetë deri më datë 29.03.2016.

 

 

                               REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 23.03.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *