NJOFTIM MBI MUNDËSINË E PJESËMARRJES NË KONGRESIN NDËRKOMBËTAR TË MJEKËSISË VARSHAVË 2016

NJOFTIM MBI MUNDËSINË E PJESËMARRJES NË KONGRESIN NDËRKOMBËTAR TË MJEKËSISË VARSHAVË 2016

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët dhe doktorantët e tij mbi mundësinë e pjesëmarrjes në edicionin e 12-të të Kongresit Ndërkombëtar të Mjekësisë Varshavë (12th Warsaw International Medical Congress) që do të zhvillohet në datat 12-15 Maj 2016 pranë Universitetit të Mjekësisë, Varshavë (MUW), në Varshavë, Poloni.

Kongresi Ndërkombëtar i Mjekësisë Varshavë (WIMC) është një event i rëndësishëm për studentët dhe doktorantët e shkencave mjekësore. WIMC zhvillohet çdo vit në Universitetin e Mjekësisë, Varshavë dhe krijon një platformë bashkëpunimi mes studentëve dhe kolegëve ndërkombëtarë për ndarjen e eksperiencave dhe rezultateve të tyre të studimit, duke paraqitur zhvillimet e fundit në shkencat bio-mjekësore. WIMC është një mundësi e mirë për studentët për të fituar dhe zgjeruar aftësisë në fushat e mjekësisë. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të jenë pjesë e workshop-eve, prezantimeve dhe referateve nga Profesorë dhe Shkencëtarë të njohur, përfaqësues të Universiteteve më prestigjoze në fushat e mjekësisë. Studentët pjesëmarrës do të kenë, gjithashtu, mundësinë që të prezantojnë dhe referojnë abstraktet dhe studimet e tyre shkencore në fushat mjekësore.

Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është data 21 Shkurt 2016. Regjistrimet si “Pjesëmarrës pasiv” hapen në muajin Mars 2016.

Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni faqet e mëposhtme:

Gjithashtu, mund të kontaktoni studentin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Kledi Rushiti, i cili është caktuar nga Stafi drejtues i WIMC për të dhënë informacione të mëtejshme mbi këtë kongres: kledi1989@yahoo.com

Posteri i WIMC PDF-icon

                           REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

                 

Publikuar më 12.01.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *