ZGJATJE AFATI NË REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE FITUES TË RAUNDIT TË DYTË (FORMULARI A3) NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, ME KOHË TË PLOTË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË 2015-2016

ZGJATJE AFATI NË REGJISTRIMIN E KANDIDATËVE FITUES TË RAUNDIT TË DYTË (FORMULARI A3) NË CIKLIN E PARË TË STUDIMEVE DHE NË PROGRAMET E INTEGRUARA TË STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË, ME KOHË TË PLOTË, NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË 2015-2016

Në bazë të shkresës Nr. 8202 Prot., datë 16.10.2015, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, “Zgjatje Afati, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi zgjatjen e afatit të regjistrimit deri më datë 20.10.2015 për kandidatët fitues të raundit të dytë (formulari A3), që nuk kanë arritur të regjistrohen brenda afateve të përcaktuara në Udhëzimin Nr. 27, më datë 19.08.2015 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në raundin e parë dhe të dytë të kandidatëve fitues në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016”.

 

Për më tepër informacione dhe konsultim:

 

                   REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 16.10.2015

 

 

 

—————————————————————————————————————-

NJOFTIM I MËPARSHËM

 

Në bazë të Udhëzimit Nr. 27, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, më datë 19.08.2015 “Për procedurat e pranimit dhe regjistrimit në raundin e parë dhe të dytë të kandidatëve fitues në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015 – 2016”Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon kandidatët fitues të maturës shtetërore të Republikës së Shqipërisë në ciklin e parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë mbi procedurat e pranimit dhe regjistrimit në raundin e parë dhe të dytë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, si më poshtë:

  1. Raundi i parë (aplikimi me formularin A2):
    1. Pranimi i kandidatëve në ciklin e parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në vitin akademik 2015 – 2016, bëhet sipas listave emërore të rënditura nga Agjencia Kombëtare e Provimeve (AKP).
    2. Kandidatët fitues përcaktohen nga AKP në bazë të dy parimeve:
      1. Parimi i Meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore (nota mesatare e viteve të shkollimit dhe gjithë provimet e Maturës Shtetërore), dhe, për disa programe studimi, edhe të rezultateve të konkursit të zhvilluar në bazë të Udhëzimit nr. 24, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, datë 31.07.2015 Për zhvillimin e konkurseve të pranimit dhe tarifën e regjistrimit për konkurrim, në disa programe studimi të ciklit të parë me kohë të plotë, në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2015-2016″.
      2. Parimi i Preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur përmes preferencës më të lartë të grupit të preferencave fituese, ndër jo më shumë se 10 preferencave të përzgjedhura nga ata vetë në formularin A2.
    3. Listat paraprake të kandidatëve fitues shpallen në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve brenda datës 03 Shtator 2015.
    4. Rektorati i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe dekanatet, brenda datës 04 Shtator 2015, shpallin në mënyrë të qartë dhe në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve përkatëse listat paraprake të fituesve, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit on-line nga sekretaritë mësimore, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve plotësues, si dhe njoftime të tjera të nevojshme. Këto njoftime do të publikohen nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
    5. Procesi i regjistrimit të kandidatëve në ciklin e parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë,  kryhet në sekretaritë mësimore të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
    6. Kandidatët fitues në listat paraprake, kanë të drejtë të bëjnë dy zgjedhje në momentin e regjistrimit on-line:
      1. të konfirmojnë dhe kryejnë regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar në listat paraprake të shpallura, duke ndërprerë konkurrimin;
      2. të vazhdojnë konkurrimin për të fituar një preferencë më të lartë duke bërë zgjedhjen përkatëse gjatë procedurave të regjistrimit on-line. Këta kandidatë, së bashku me kandidatët që nuk janë shpallur fitues në listat paraprake, konkurojnë për vendet e mbetura bosh të kandidatëve fitues të cilët nuk kanë kryer regjistrimin on-line.
    7. Kandidati fitues në listat paraprake, për t’u regjistruar dhe ndjekur më pas studimet në programin përkatës të studimit në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, ndjek procedurat e parashikuara në dy etapat e mëposhtme:
      • Procedurat e regjistrimit on-line (vetëm për fituesit në listat paraprake);
      • Procedurat e regjistrimit me dokumentacion pranë sekretarive të Fakultetit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë ku janë shpallur fitues me listën përfundimtare (për të gjithë kandidatët e shpallur fitues në listën përfundimtarej. Vetëm pas përfundimit të kësaj procedure brenda afateve të parashikuara në Udhëzimin nr. 27, kandidati do të rezultojë i regjistruar në programin e studimit ku ishte shpallur fitues në listat paraprake.
    8. Procedurat e regjistrimit online: AKP shpall, brenda datës 14 shtator 2015, listen përfundimtare të kandidatëve fitues. Lista shpallet edhe në faqen zyrtare elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve.
      1. Kandidati i shpallur fitues ndjek proceduren e regjistrimit on-line në programin e studimit që ka fituar, në portalin e Maturës Shtetërore, sipas procedurës së meposhtme: 
        • Regjistrimi on-line kryhet në cilindo kompjuter që ka akses interneti (sipas procedurave të përshkruara në Shtojcën Nr. 1, bashkëlidhur Udhëzimit Nr. 27), nga data 04 Shtator 2015 deri në orën 24:00 të datës 09 Shtator 2015, për të bërë zgjedhjen sipas germës “a” dhe “b” të pikës 8 të Udhëzimit Nr. 27.
      2. Kur kandidati nuk arrin të realizojë procedurën e regjistrimit on-line sipas pikes 10.1 të Udhëzimit Nr. 27, ai duhet të paraqitet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është shpallur fitues, e cila do të kryejë procedurën e regjistrimit online të kandidatit.
        1. Kandidatët, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak (on-line, ose në sekretaritë mësimore) brenda datave të përcaktuara në Udhëzimin Nr. 27, për cfarëdo lloj arsye, humbasin të drejten e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit. Këta kandidate nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve.
        2. Regjistrimi on-line pranë sekretarive mësimore bëhet sipas procedurave të përshkruara në Shtojcën nr. 2, bashkëlidhur Udhëzimit Nr. 27, nga data 04 Shtator 2015 deri më datë 09 Shtator 2015, nga ora 08:00, deri në orën 18:00.
        3. Kandidati që paraqitet për të kryer regjistrimin on-line pranë sekretarisë mësimore, duhet të paraqesë vetëm një dokument identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosjen e sekretarisë mësimore mbahet fotokopja e dokumentit të identifikimit.
        4. Gjatë kryerjes së procedures së regjistrimit on-line, sekretaritë mësimore të fakulteteve duhet të mbajnë detyrimisht një regjister të vecantë, në të cilin kandidati fitues dhe sekretarja nënshkruajnë në momentin e regjistrimit duke shënuar datën dhe orën e regjistrimit.
        5. Studentët, të cilët procedojnë sipas germës /I a” të pikës 8 të Udhëzimit Nr. 27, nënshkruajnë një deklaratë në sekretarinë mësimore, sipas modelit në Shtojcën nr. 3, bashkëlidhur të Udhëzimit Nr. 27. Sekretaria mësimore pajis menjëherë kandidatët me fletëregjistrimin në preferencën e përzgjedhur, ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si edhe data dhe ora e regjistrimit. Fleta e regjistrimit e vulosur duhet të jetë e nënshkruar nga dekani dhe kryesekretarja mësimore e fakultetit.
        6. Kandidati fitues, firmos së bashku me sekretaren në listën e konfirmimit të regjistrimeve të kandidatëve fitues të Listës paraprake. Në përfundim, cdo fletë firmoset dhe vuloset nga dekani. Në fletet e regjistrimit dhe në regjistrat e konfirmimit duhet të paraqiten data dhe ora e regjistrimit.
    9. Procedurat e regjistrimit me dokumentacion pranë sekretarive ku janë shpallur fitues do të jenë si më poshtë:
      1. Sekretaritë mësimore të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë nga data 15 Shtator 2015 deri më 19 Shtator 2015, do të pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët dorëzojnë personalisht dokumentacionin plotësues të mëposhtem:
        1. Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje do të mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e panoterizuar);
        2. 2 fotografi personale;
        3. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë, për llogari të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë;
        4. Deklaratën e paraqitur në Shtojcën nr. 4 të Udhëzimit Nr. 27, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe kundërfirmoset nga kjo e fundit.
      2. Gjatë kryerjes së procedurës së dorëzimit të dokumentacionit plotësues, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjister të vecantë me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve fitues dhe të sekretarisë mësimore. Sekretaritë mësimore kryejnë regjistrimin on-line të kandidatëve që kanë dorëzuar dokumentacionin plotësues, brenda orës 19.00 të datës 19.09.2015.

  2. Raundi i dytë (aplikimi me formularin A3):
    1. Regjistrimin në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë për vitin akademik 2015- 2016, sipas programeve përkatese të studimit, maturantët/kandidatët që shpallen fitues nga rishpërndarja e kuotave të parealizuara, pas përfundimit të raundit të parë.
    2. Maturantët/kandidatët do të aplikojnë on-line vetëm për programet e studimit dhe kuotat e shpallura nga Ministria e Arsimit dhe Sportit në formularin A3 prej datës 24.09.2015, ora 09:00 deri 28.09.2015 ora 24:00. Maturantët/kandidatët që nuk kanë plotësuar formularin A2, përpara se të bëjnë përzgjedhjen e preferencave me anën e formularit A3, duhet të bëjnë pagesën prej 1.600 lekësh në një nga zyrat e Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë (formulari për arkëtim gjendet në faqën zyrtare të AKP) dhe me mandat pagesën e kryer duhet të paraqiten në shkollën ku kanë kryer aplikimin me formularin A1Z për të hedhur në sistemin informatik (Portalin e Maturës Shtetërore) notën mesatare. Në rast të moskryerjes së procedurës së sipërcituar, për hedhjen e notës mesatare, sistemi informatik i Maturës Shtetërore nuk lejon aplikimin e kandidatëve me formularin A3. Aplikimi on-line kryhet sipas procedurave të parashikuara në përcaktimet teknike të AKP-së që do të publikohen në faqet elektronike zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit (MAS): www.arsimi.gov.al dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP-së): www.akp.gov.al 
    3. Klasifikimi i kandidatëve fitues në programe të ndryshme studimi, të ofruara nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në raundin e dytë (formulari A3), bëhet në mënyrë të informatizuar, duke u mbështetur në pikët e grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore.
    4. Kanë të drejtë të konkurrojnë në raundin e dytë të pranimeve: AKP do të shpallë listën e fituesve të raundit të dytë, më datën 05.10.2015, të ndarë sipas programeve përkatëse të studimit, në përputhje me kuotat e rishpërndara nga MAS. Lista e kandidateve fitues (raundi i dytë) publikohet në faqet elektronike zyrtare të MAS dhe AKP më datë 05.10.2015.
      1. Maturantët/kandidatë që nuk kanë konkurruar më parë me formularin A2, por që në këtë raund do të konkurrojnë për herë të parë me formularin A3. Në këtë grup përfshihen kandidatët që:
        1. kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, sesioni i parë, por nuk kanë plotësuar formularin A2;
        2. kanë rezultuar kalues në provimet e Maturës Shtetërore, në sesionin e vjeshtës 2015;
        3. kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, mbi bazën e ekuivalentimit të rezultateve të shkollës së mesme, kanë fituar të drejtën të aplikojnë për vazhdimin e studimeve universitare të ciklit të parë në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë në Republikën e Shqipërisë. Nga kandidatët e kategorive të sipërcituara, mund të aplikojnë në këtë raund, vetëm kandidatët që kanë plotësuar formularin A1Z në sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2015.
      2. Maturantët/kandidatët që kanë konkurruar në raundin e parë me formularin A2 (fitues ose jo dhe të regjistruar ose jo) dhe dëshirojnë të vazhdojnë garën për të qenë fitues ose për të kaluar në një preferencë më të lartë, duke ruajtur rënditjen e preferencave të formularit A2 të plotësuar në raundin e parë, nuk plotësojnë formular të ri, por vetëm shprehin vullnetin të vazhdojnë konkurrimin on-line. Nëse në përfundim, maturanti/kandidati që është shpallur fitues në raundin e parë, nuk arrin të klasifikohet në një preferencë me të lartë mbetet fitues në programin ku është regjistruar dhe vijon studimet e ciklit të parë.

        Përjashtohen nga konkurrimi në raundin e dytë, maturantët / kandidatët:

        1. fitues në preferencën e parë të shprehur në formularin A2 dhe që janë regjistruar në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve me dokumentacion;
        2. fitues që kanë konfirmuar regjistrimin përfundimtar në preferencën e shpallur në fazën e parë të A2, nëpërmjet regjistrimit on-line, dhe që janë të regjistruar me dokumentacion në atë program studimi në raundin e parë të pranimeve në ciklin e parë të studimeve dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë.
    5. Brenda datës 05.10.2015, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, duke filluar nga kjo datë, do të publikojë listat në vende të dukshme në mjediset e fakulteteve përkatëse.
    6. Sekretaritë mësimore të fakulteteve në datat 05.10.2015 deri 09.10.2015, do të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët paraqesin dokumentacionin e mëposhtem: Sekretaria mesimore pajis kandidatin me fletë-regjistrimi ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit, si edhe data dhe ora e regjistrimit. Fletë-regjistrimi i vulosur duhet të jetë i nënshkruar nga dekani dhe kryesekretarja mesimore e fakultetit.
      1. Dokument identifikimi (karte identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve;
      2. 2 fotografi;
      3. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.600 lekë, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare ose bankave të nivelit të dytë për llogari te Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, nga të gjithë kandidatët e shpallur fitues në këtë raund.
      4. Deklaratën e paraqitur në Shtojcën Nr.4 të Udhëzimit Nr. 27, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe kundërfirmoset nga kjo e fundit.

        Sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjister të vecantë për dorëzimin e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve fitues (në formatin e dërguar nga AKP) dhe konfirmojnë në portalin matura.akp.gov.al dorezimin e dokumentacionit. Regjistri i vecantë, i firmosur dhe vulosur nga Dekani i fakultetit që kryen regjistrimin dhe nga kryesekretari mësimor, dergohet në AKP brenda datës 14 tetor 2015, për raundin e dytë.

    7. Kandidatët e shpallur fitues në programet e studimit me kohë të plotë nuk mund të regjistrohen për të ndjekur njëkohësisht studimet në dy programe studimi në IAL publike dhe/ose private.

Për më tepër informacione dhe konsultim:

 

                   REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 20.08.2015

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *