Informim mbi Simpoziumin ”Mediterranean Symposium on Health Promotion II”
Me rastin e zhvillimit të Simpoziumit ”Mediterranean Symposium on Health Promotion II” që organizohet nga Universiteti i Girona-s, në Spanjë, në datat 3 – 5 Qershor 2015, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) informon kërkuesit shkencor se mund të dërgojnë abstaktet e tyre deri më datë 10 Maj për të marrë pjesë në këtë aktivitet shkencor ndërkombëtar. Simpoziumi është një iniciativë e rëndësishme që mbledh ekspertët dhe kërkuesit shkencor të fushës së Shëndetit Publik të vendeve të Mesdheut.
Qëllimi i këtij Simpoziumi është forcimi i kapaciteteve të specialistëve, studiuesve dhe hartuesve të politikave në fushën e promovimit të shëndetit.
Simpoziumi vijon takimin e parë në vitin 2012 për Promovimin e Shëndetit në Mesdhe dhe do të fokusohet në formimin e asetete dhe kapaciteteteve për promovimin e shëndetit.
Simpoziumi ”Mediterranean Symposium on Health Promotion II” përfaqëson një moment historik në fushën e promovimit të Shëndetit Publik në vendet e Mesdheut. Përmes prezantimit efektiv, përhapjes së njohurive, përvojës dhe praktikës më të mirë, ky Simpozium do të ofrojë një mundësi për ekspertët për bashkëpunim dhe nxitje të iniciativave të reja.
Për më tepër informacione rreth Simpoziumit ”Mediterranean Symposium on Health Promotion II”, mund të konsultoni linkun e mëposhtëm:
http://www.udg.edu/jornades/PSAM/Presentaci%C3%B3/tabid/18506/language/en-US/Default.aspx
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Përditësimi i fundit: 07.05.2015