MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETI I KIETI-PESKARËS “GABRIELE D’ ANNUNZIO”

MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË DHE UNIVERSITETI I KIETI-PESKARËS “GABRIELE D’ ANNUNZIO”

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë dhe Universiteti i Kieti-Peskarës “G. D’ Annunzio” nënshkruan ditën e enjte, më datë 22 janar 2015, një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe kërkimit shkëncor.

Marrëveshja u firmos nga Rektori i Universiteti të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Ali Refatllari dhe Rektori i Universiteti i Kieti-Peskarës “G. D’ Annunzio” Prof. Dr. Carmine D’Ilio gjatë një takimi të përbashkët që u zhvillua në qytetin e Kietit, në Itali, në vazhdimësinë e takimeve dhe bashkëpunimit midis të dy universiteteve, pas takimit të përbashkët që të dy Rektorët mbajtën pak kohë më parë në Tiranë.

 

image-8fde76483e1de7ae05a6eff3f4362d5f187748e8e2862db06873095f8779b6be-V

 

Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi është promovimi i aktivitetit didaktik dhe kërkimor mes dy universiteteve, krijimi i programeve të përbashkëta shkëmbimi për studentët, specializantët, dhe doktorantët, si dhe zhvillimi i projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta kërkimore dhe operacionale në kuadrin e Programit të Bashkimit Evropian “ERASMUS+”, që kanë për bazë çështjet e arsimit dhe zhvillimin të njohurive shkencore në fushat e mjekësisë dhe të shëndetit. Një risi e marrëveshjes do të jetë edhe shkëmbimi i pedagogëve që do të promovojë shkëmbimin e dijeve dhe rinovimin e njohurive të përbashkëta përmes leksioneve të hapura, seminareve dhe trajnimit akademik. Me anë të kësaj marrëveshje synohet të zhvillohet dhe të favorizohet një sistem i përbashkët kooperimi që do të promovojë rritjen e nivelit akademik dhe shkencor, me anë të projekteve didaktiko-shkencore të profilit të lartë, në mënyrë që të plotësohen kërkesat e tregut të punës me specialistë të mirëfilltë mjekësor.

 

Rektoret-e-dy-universiteteve

 

 “Ky është një rast unik që hap mundësi të reja bashkëpunimi konkret, rezultatet e të cilit do të mund të analizohen qysh pas muajve të parë me ardhjen e ekipeve të stafit akademik të Universitetit të Kieti-Peskarës për të trajnime në nivel specializimi në fushat e kirugjisë dhe mjekësisë së urgjencës, u shpreh Rektori Refatllari, duke theksuar faktin se kooperimi, sidomos në nivel shkencor, do të hap një kapitull të ri të rinovimit dhe progresit të shkencës në mjekësinë shqiptare. “Marrëveshja e bashkëpunimit është fillimi i konkretizimit të bashkëpunimit midis dy universiteteve, me qëllim që shkenca dhe progresi në mjekësi dhe në shëndetësi të unifikojë në pikat kryesore të bashkëpunimit”, tha ai. 

Në muajin qershor, në auditoriumin “Galileo Galilei” të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë nën frymën e bashkëpunimit konkret mes të dy universiteteve u zhvillua një leksion i hapur nga Prof. Dr. Paolo Innocenti, Drejtor i Shërbimit të Kirurgjisë Patologjike dhe Shkollës së Specializimit në Kirurgji të Përgjithshme në Universitetin e Kieti-Peskarës, me temë “Roli i Robotikës në Kirurgjinë Onkologjike”. Në këtë leksion morën pjesë pedagogë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe mjekë urologë, kardiokirurgë dhe kirurgë të përgjithshëm të shërbimeve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). 

Me rastin e inaugurimit te fillimit të semestrit të dytë të vitit akademik 2014-2015 në Aula Magna të Universitetit të Kieti-Peskara u organizua një koncert ku u performuan këngë dhe opera të ndryshme nga kori i Universitetit. Në nder të delegacionit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë të kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Ali Refatllari dhe Zv. Rektori Prof. Dr. Arben Gjata u performua “Valsi i Lumturisë” që u këndua në gjuhën shqipe.

Video nga “Valsi i Lumturisë” i Mjeshtrës së Madhe të Këngës Shqiptare Vaçe Zela, i performuar në Aula Magna të Universitetit të Kieti – Peskarës

  

image-7e91dea922d3913ca664d17a93af4267ed1969a9f04ca14e61eca9bc92f943f0-V image-77827ad9b4def410096d596144ad85aac0a840416c7678e2ef11065557efcff9-V image-12f189b57975c9de4b16769c370f6638175b7e90206f24e7827b95ba0f70acbb-V
IMG 2784

 

 

 

                                                                                          REKTORATI

Përditësimi i fundit: 29.01.2015

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *