MEDICAL WINTER SCHOOL 2

MEDICAL WINTER SCHOOL 2

 

Universiteti e Mjekësisë, Tiranë (UMT) në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë Tiranë (KSUMT) dhe Organizata Brainstorm organizon për të dytin vit radhazi aktivitetin “MEDICAL WINTER SCHOOL 2”. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet në Manastir, Maqedoni, në datat 12-14 dhjetor 2014.

Aktiviteti do të përfshijë 10 referime mjekësore të përgatitura nga Profesorë të nderuar të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe do të zgjasë 3 ditë. Për këtë aktivitet do të përzgjidhen nga komisioni shkencor 100 studentë, të cilët do të marrin pjesë aktive me prezantimet e tyre dhe pasive si pjesëmarrës.

Temat dhe profesorët e përfshirë në këtë aktivitet janë si më poshtë:
1. Prof. As. Andi Koraqe – Rezistenca bakteriale
2. Benard Shehu – Menaxhimi i pacientëve me dhimbje gjoksi jo traumatike në urgjencë
3. Prof. Dr. Vilma Mema – Retinopatia diabetike
4. Rezart Ajazi – Infertiliteti në cifte
5. Dr. Leart Berdica
6. Dr. Anila Aliko – Tuberkulozi
7. Prof. As. Margarita Resuli – Infeksionet urinare
8. Prof. As. Pellumb Pipero – Vështrim mbi sëmundjet infektive emergjente dhe riemergjente, problematika dhe përballja
9. Prof. Dr. Ruzhdie Qafmolla – C’rregullimet psikosociale si shkaktare të disfunksionit të artikulacionit temporo-mandibular
10. Iliri Alimehmeti – Sëmundjet kardiovaskulare, parandalimi parësor dhe dytësor
11. Rudin Domi – Edema pulmonare fiziopatologjia diagnoza dhe trajtimi.
12. Dr. Loreta Kuneshka – Manifestimet mukokutane të HIV AIDS

Ky aktivitet është menduar si një event social me referate, demonstrime praktike, biseda tematike mes studentëve, workshop dhe momente festive studentore. Në fund të aktivitetit do të shpërndahen certifikata pjesëmarrje për të pranishmit.

Kostoja e aktivitetit është 55 euro dhe mbulon një pjesë të shpenzimeve, pjesa tjetër mbulohet nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë. Kjo kosto përfshin transportin, 3 vaktet, shpenzimet mbi asetet e konferencës, shpenzimet e shfrytëzimit të lojrave dimerore (ski) dhe akomodimin në Hotel Molika për 3 ditë.

Për regjistrimin tuaj në këtë aktivitet, ju lutemi të plotësoni informacionin e nevojshëm në link-un e mëposhtem:http://www.jotformeu.com/pergjegjesi/mws2

Afati i fundit i regjistrimit është datë 3 dhjetor 2014.
Për informacione të mëtejshme, lutemi të kontaktoni në numrin: 069 29 32 910.

 

REKTORATI

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *