
Abstraktet e Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Shkencave të Shëndetit
Me kënaqësi ju njoftojmë se abstraktet e Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Shkencave të Shëndetit, i zhvilluar më 2–4 maj 2025, janë tashmë të publikuara online në revistën shkencore zyrtare të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë!
Ky kongres mblodhi së bashku studiues, profesionistë dhe ekspertë të fushës së shëndetësisë nga vendi dhe jashtë tij, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për ndarjen e njohurive dhe përvojave shkencore.
Albanian Journal of Medical and Health Sciences (AJMHS) përfaqëson një platformë akademike për publikimin e kërkimeve dhe studimeve shkencore në fushën e mjekësisë dhe shkencave të shëndetit, duke kontribuar në zhvillimin profesional dhe shkëmbimin shkencor brenda dhe jashtë vendit.
Ju mirëpresim në kongresin e ardhshëm!
 
									
									
								 
									
									
								 
									
									
								 
									
									
								