
Aktiviteti multidisiplinar “Kompleksiteti i dhimbjes në 360°”
Me datë 14 nëntor 2024 u organizua aktiviteti multidisiplinar “Kompleksiteti i dhimbjes në 360°”, ku profesionistë të specialiteteve të ndryshme diskutuan për nevojën e një qasjeje të integruar në trajtimin e dhimbjes.
Konferencën e përshëndeti rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë Prof. Xheladin Draçini, i cili theksoi rolin e koordinimit mes profesionistëve me qëllim menaxhimin më efektiv të dhimbjes.
Ne fokus të konferencës ishin zhvillimet më të fundit në trajtimin e dhimbjes në fushat e farmaceutikës, neurologjisë, ortopedisë, pediatrisë etj.