Arsim i Lartë-Cilësi-Bashkëpunim!
Ditën e martë, në sallën e “Këshillit të Profesorëve” të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë u zhvillua takim midis Ministres së Arsimit dhe Sportit znj. Evis Kushi, Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Arben Gjata dhe studentëve të UMT-së.
Fjala përshëndetëse u mbajt nga Rektori, i cili pas prezantimit si një Vit Jubilar për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë me rastin e 70-Vjetorit të krijimit të tij, studentëve të këtij universiteti, stafit akademik do t’i ofrohet një ambjent modern me një projekt shumë ambicioz.
Fjala referuese i kalon znj. Ministre, për të diskutuar rreth problematikave, shqetësimeve dhe sygjerimeve që studentët kanë.
Bashkëbisedimi i znj. Kushi ishte i një fryme mjaft miqësore, duke sjellë një panoramë për UMT-në si një nga universitetet Elitë, ku synimi kryesor i maturantëve më të mirë është për degët e mjekësisë.
Prof. Arben Gjata në fokus përveç marrëveshjeve të shumta, kërkimit shkencor dhe praktikave për studentët, stafin akademik solli edhe sfidën më të bukur për studentët si mjekë të ardhshëm, sensibilizimin e tyre në masë, për situatën pandemike.
Pyetjet e drejtuara nga studentët ishin mjaft interesante në kuadër jo thjesht bisedë, por si një diskutim për shqetësimet, problematikat që janë peshë për t’u zgjidhur.
Pyetjet që iu drejtuan znj. Ministre kishin lidhje të drejpërdrejtë me praktikën dhe natyrën profesionale që Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ofron dhe që Ministria e Arsimit dhe Sportit mund të jetë mbështetëse.
Me intres të veçantë ishte edhe pyetja e drejtuar nga Fabiola Gjini, studente në vitin e V-të FMD, në lidhje me pikat e forta të Strategjisë Kombëtare 2021-2026, që Ministria e Arsimit ka në fokus në lidhje me fushën e mjekësisë?
Ministrja Kushi sqaroi atë që Strategjia për Arsimin ofron si:
- Përfshirja për herë të parë në Strategji në lidhje me rritjen e cilësisë së arsimit të lartë dhe ndërkombëtarizimin e universiteteve;
- Programe të përbashkëta studimi me universitete të huaja, gjë që kërkon standarde cilësore;
- Profilizim të universiteteve, cilësi në të gjitha programet e studimit;
- Kërkim të mirëfilltë shkencor dhe përthithje fondesh nga organizata dhe përfaqësi presticioze europiane për studentët.
Takimi u mbyll në frymën dhe dëshirën për bashkëpunime sa më frytdhënëse në lidhje me cilësinë e arsimit të lartë: “Me studentët, për studentët!”