
CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Të dashur studentë,
Jemi të nderuar të shpallim organizimin e Ceremonisë së Diplomimit të Studentëve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, eventin më të rëndësishëm dhe të shumëpritur prej jush, i cili është finalizimi i angazhimit tuaj universitar dhe një nga momentet më të veçanta në jetën e çdo studenti.
Kemi kënaqësinë e veçantë të ftojmë studentët e diplomuar në vitin akademik 2014-2015 në Ceremoninë madhështore, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve më datë 05 Prill 2016, në orën 18:00.
Ju mirëpresim,
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më 29.03.2016