Ceremonia e ndarjes së Certifikatave të Mirënjohjes për studentët dhe stafin organizativ për promovimin e sportit universitar.

Ceremonia e ndarjes së Certifikatave të Mirënjohjes për studentët dhe stafin organizativ për promovimin e sportit universitar.

Sot, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, u zhvillua ceremonia e ndarjes së Certifikatave të Mirënjohjes, ku u vlerësua kontributi i studentëve dhe stafit organizativ për promovimin e sportit universitar.

Në fjalën e tij, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, nënvizoi rëndësinë e sportit si një vlerë të shtuar për komunitetin universitar. Ai falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe kontributin në rritjen e vlerave sportive dhe solidaritetit në universitet.

Certifikata Mirënjohjeje u ndanë për:

Prof. Besnik Veliu, President i Federatës së Sportit Universitar
Prof. Neila Bajramaj, Kryetare e Shoqatës Sportive të UMT
“Për kontributin e çmuar në zhvillimin, promovimin dhe mbështetjen e aktiviteteve sportive universitare në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Puna juaj e palodhur dhe dedikimi i veçantë kanë ndihmuar në ngritjen e vlerave sportive dhe sociale të studentëve tanë.”
Fernando Paloka, student i UMT
Enis Kaziu, student i UMT
Igli Bega, student i UMT
“Për kontributin e çmuar dhe përfaqësimin dinjitoz të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në kampionatin sportiv universitar duke u dalluar për angazhim, profesionalizëm dhe frymë ekipore”
Urime të gjithë të vlerësuarve për këtë arritje të merituar dhe suksese të mëtejshme në rrugën tuaj sportive dhe akademike!

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese të mëtejshme!