DEKLARATË PËR SHTYP

DEKLARATË PËR SHTYP

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka ndjekur me shqetësim situatën e ndodhur ditën e martë, më datë 29/11/2016, në Shërbimin e Psikiatrisë.

Ju informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i bashkohet shqetësimit të personelit shëndetësor të Shërbimit të Psikiatrisë dhe të opinionit publik dhe dënon këtë sjellje të ulët. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, si një institucion serioz i arsimit të lartë publik që arsimon dhe specializon personelin mjekësor të vendit, dënon diskriminimin në çfarëdo lloj forme të shfaqjes së tij dhe përcjell tek studentët e tij, jo vetëm profesionalizmin dhe njohurinë, por mbi të gjitha vlerën njerëzore dhe respektin për pacientin, pa asnjë dallim. Kjo sjellje është një akt i shëmtuar, jashtë çdo norme morale dhe etike. Sjellja e mjekut, edhe jashtë ushtrimit të profesionit, duhet të jetë shembullore në përputhje me dinjitetin që kërkon ky profesion.

Gjithashtu, informojmë se Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka kryer verifikimet mbi bazën e filmimit të publikuar në media dhe njofton se personat që janë të pranishëm në këtë video, nuk janë studentë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

 

 

REKTORI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

 PROF. DR. ARBEN GJATA

Deklarata për shtyp: foto-icon

                 

Publikuar më 01.12.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *