Ditë Informative mbi Mbështetjen e Studimeve të Doktoratës

Ditë Informative mbi Mbështetjen e Studimeve të Doktoratës

Ju informojmë se më datë 2 Tetor 2025, në ora 12:00, do të zhvillohet Dita Informative mbi Mbështetjen e Studimeve të Doktoratës, e organizuar nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI).

Takimi do të zhvillohet online, përmes platformës Google Meet, në linkun:
https://meet.google.com/ijq-mset-bfr

Gjatë aktivitetit, Drejtoria e Programeve Kombëtare në AKKSHI do të prezantojë informacion të detajuar mbi thirrjen e hapur për aplikime dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të të interesuarve.

Për një pjesëmarrje sa më efektive, ju rekomandojmë të lexoni paraprakisht thirrjen dhe dokumentacionin përkatës, të publikuar në faqen zyrtare të AKKSHI:
https://nasri.gov.al/thirrje-per-aplikime-per-mbeshtetjen-e-studimeve-te-doktorates/

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
www.umed.edu.al
https://www.instagram.com/umt_tirane/
https://www.facebook.com/umed.edu.al
https://www.linkedin.com/…/universiteti-i-mjekesise…/