
“Ditët e informimit të maturantëve”
Të dashur maturantë,
Në kuadër të aktivitetetit “Ditët e informimit të maturantëve”, Universiteti i Mjekësisë Tiranë do të marrë pjesë në Panairin “Work & Study 2025” që do të zhvillohet në datat 27-28 Shkurt 2025 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Qëllimi i këtij aktiviteti është: njohja, informimi, orientimi dhe këshillimi i nxënësve maturantë me programet e studimit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe kriteret e pranimit për vitin akademik 2025-2026.
Ju mirëpresim!