Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Fizioterapistëve organizon, më datë 3 maj 2017, trajnimin me titull: “Fizioterapia në Neurorehabilitimin e Hemiplegjisë”.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët dhe pedagogët e interesuar se Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Fizioterapistëve organizon, ditën e nesërme më datë 3 maj 2017, trajnimin me titull: “Fizioterapia në Neurorehabilitimin e Hemiplegjisë”.
Lutemi të konsultoni informacionet e mëposhtme në lidhje me temat dhe organizimin e trajnimit.
Vendi: Amfiteatri i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike
Numri i orëve: 6 orë.
Data: 3 maj 2017
Ora: 13:00
Korrespondenca: fizioterapiashqiptare@gmail.com
www.shshf.al
Tel: 0696153858
Pjesëmarrja: E hapur.
Pajisje me certifikatë ndërkombëtare: 1000 L.
Nga bashkepunimi i SHSHF me FSHMT, pjesëmarrësit në këtë trajnim mund të regjistrohen për Kongresin III Kombëtar të Fizioterapisë me çmimin 3000 L. Certifikimi është falas për Profesionistët dhe studentet e regjistruar në Kongresin III Kombëtar të Fizioterapisë.
Trajnim për studentë dhe Fizioterapistë.
Leksion dhe demostrime praktike.
Certifikim ndërkombëtar.
Numër i pjesëmarreësve është i kufizuar.
Shoqatën Shqiptare e Fizioterapistëve
Lektore: Dr. Erion Hiluku
Specialist në Rehabilitim Neurorologjik dhe Kardio Respirator.
Shef i Departamentit të Fizioterapisë dhe Rehabilitimit në Hygeia Hospital Tirana.
Dr. Faton Daci
Specialist në Rehabilitim Mjekësor, Ergoterapi dhe Sport
Diplomuar në Fizioterapi, Universiteti Pleven, Bullgari
Hemiplegjia përbën një nga njesitë patologjike që me shumë trajtohen në Fizioterapi: Janë të shumtë propozimet e trajtimeve, por shpesh vërehet një mungesë e trajnimeve profesionale që të japin një ide globale mbi mundësitë terapeutike që fizioterapistët kemi mbi këtë patologji. Ky trajnim i cili sjell një përmbledhje të metodave dhe teknikave në dizpozicion, është dizenjuar nga specialiste të rehabilitimit të SHSHF, bazuar në një kërkesë të madhe profesionistësh fizioterapistë të cilët e kanë ndjerë nevojën për të gjatë ushtrimit të profesionit.
Programi:
-Koncepti i Hemiplegjisë
-Etiologjia e Hemiplegjisë
-Evolucioni i Sëmundjes
-Topografia e Hemiplegjisë
-Hemiplegjia gjatë Komës
* Hemiplegjia Flakside
* Hemiplegjia Spastike
-Afasite të Hemiplegjiku
-Apraksite
-Ndryshimet Sensitive të Hemiplegjia
-Konsiderime mbi Hemiplegjinë Kongenitale dhe Infantile
-Vleresimi i Hemiplegjisë
-Perkujdesjet e Para të Hemiplegjikut në Shtrat
-Bipedestimi
-Konsiderimi mbi Përdorimet e Ortezave
-Rikujtesa e Ecjes
-Ecja e Hemiplegjikut
-Elektroterapia në Hemiplegji
-Teknika e Miofeedback
-Termoterapia në Hemiplegji
-Krioterapia në Hemiplegji
-Hidroterapia
-Masoterapia
-Kineziterapia
-Lehtësimi Neuromuscular Propioceptiv. Metoda Kabat
-Teknika Globale të Trajtimit të Hemiplegjisë
-Riedukumi i Dorës Hemiplegjike
-Terapia Okupacionale në Hemiplegji
-Fisioterapia Respiratore të Hemiplegjiku
-Protokolli i Vizitës Fizioterapeutikenë Shtepinë e Hemiplegjikut
Programi i Trajnimit
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më: 01.05.2017