
FILLIMI I VITIT TË RI AKADEMIK 2014-2015 NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Në mbështetje të Udhëzimit Nr. 22, datë 08.08.2014, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për strukturën e vitit akademik 2014-2015 në institucionet publike dhe private të arsimit të lartë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët mbi fillimin e vitit të ri akademik 2014-2015, si më poshtë:
1. Viti akademik 2014-2015 në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë fillon në datën 20 Tetor 2014 dhe përfundon në datën 30 Shtator 2015.
2. Periudha nga data 22 Dhjetor 2014 deri më datë 4 Janar 2015, do të jetë periudhë pushimesh për studentët.
REKTORATI