Forcimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Shërbim të Arsimit dhe Shëndetësisë

Forcimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Shërbim të Arsimit dhe Shëndetësisë

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Xheladin Draçini, mori pjesë në një vizitë zyrtare në Romë, për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional me Policlinico Tor Vergata, Università degli Studi “G. d’Annunzio” Chieti – Pescara, dhe Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Ky partneritet, i nisur prej dy vitesh, fokusohet në fusha të avancuara të mjekësisë si transplantet e veshkës, mëlçisë dhe pankreasit, duke synuar:

Trajtimin e pacientëve shqiptarë në qendrat më të specializuara europiane
Trajnimin e vazhdueshëm të stafit akademik
Zhvillimin e kapaciteteve vendase për realizimin e këtyre procedurave në Shqipëri.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, mbetet një aktor kyç në reformimin e sistemit shëndetësor shqiptar, duke investuar në dije, bashkëpunim dhe përgatitjen e brezave të rinj të profesionistëve të shëndetit.