HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR BURSË PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT, SELANIK, GREQI

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR BURSË PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT, SELANIK, GREQI

Në kuadër të programit  Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për bursë për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.
 

Lloji i mobilitetit përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve.

Niveli i mobilitetit:

  • Program studimi i ciklit të dytë.

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 5 muaj.

Fusha e studimit:

  • Mjekësi e Përgjithshme .

Koha e realizimit të mobilitetit:

  • Semestri i dytë i vitit akademik 2022-2023.

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron ky universitet  klikoni në linqet e mëposhtme:
https://eurep.auth.gr/

https://qa.auth.gr/saml_login
Bursa përfshin:

  • Kompesimin mujor (850 euro për studentët);
  • Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës.

Për të përcaktuar distancën , klikoni në  link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që duhet të dorëzohen:        

  • CV në gjuhën Angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) e noterizuar;
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;
  • Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *.

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët  që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +,  Prof. Dr. Alma Idrizi.

Formatin e Marrëveshjeve të  Studimit e shkarkoni nga linqet mëposhtme:
Marrëveshja e studimit  për Mjekësinë e Përgjithshme:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/09/Marreveshja-e-studimit.doc

Afati për aplikim:  3 Tetor 2022

Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë,

Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/09/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT-3.docx