HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR “JAVËN NDËRKOMBËTARE TË STAFIT” QË DO TË ZHVILLOHET NË KOLEGJIN E KUJDESIT SHËNDETËSOR, TALLIN, ESTONI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për stafin administrativ të Universitetit të mjekësisë, Tiranë për pjesëmarrje në “ Javën Ndërkombëtare të Stafit” në Kolegjin e Kujdesit Shëndetësor, Tallin, Estoni që do të zhvillohet në periudhën 4- 8 nëntor 2024, pranë këtij institucioni.
Kohëzgjatja e mobilitetit: 5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin)
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Letër motivimi në gjuhën Angleze
- Vërtetim punësimi nga Sektori i Burimeve Njerëzore dhe leje nga titullari përkatës.
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Plani i mobilitetit
- Formulari i deklarimit
- Formulari i aplikimit
Për të shkarkuar planin e mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Plani-i-Mobilitetit.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr.Alban Dibra
Për të shkarkuar formularin e deklarimit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Formular-Deklarimi-1.docx
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
Afati i fundit për aplikim: 10.11.2024