Hapet thirrja për aplikim për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, për mësimdhënie në Universitetin Cote d’Azur, Nicë, Francë

Hapet thirrja për aplikim për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, për mësimdhënie në Universitetin Cote d’Azur, Nicë, Francë

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikim për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për në Universitetin Cote d’Azur, Nicë, Francë

 Mobiliteti përfshin: 

  • Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Kohëzgjatja e mobilitetit: 

  • 5 ditë + 2 ditë udhëtim
    *Mobiliteti duhet të realizohet para muajit Korrik 2025

Numri i kuotave:

  • 4 (katër)

Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor: 160 EURO për ditë;
  • Kostot e udhëtimit:  275 EURO për udhëtimin.

Për t’u njohur me Universitetin Cote D’Azur Nicë, Francë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://univ-cotedazur.eu/

 Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Afati i fundit për aplikim: 18.02.2025

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!