
Hapet thirrja për aplikim për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për mësimdhënie në Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë, Kraiovë, Rumani.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikim për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për mësimdhënie në Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë, Kraiovë, Rumani.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie.
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 ditë +2 ditë udhëtim
Numri i kuotave:
- 1 (një)
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetitpritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Universitetin e Mjekësisë dhe Farmacisë, Kraiovë klikoni në linkun e mëposhtëm;
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i Aplikimit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/01/Formular-aplikimi-staf-akademik-Rumani.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
- Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Plani i mobilitetit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/01/Marreveshje-mobiliteti.docx
- Fotokopje e pasaportës;
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze);
- Formulari i Deklarimit. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2026/01/Formular-Deklarimi-1-1.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 26.01.2026
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!


