
HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR MOBILITET PËR STUDENTËT E DOKTORATURËS SË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT, SELANIK, GREQI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e doktoraturës së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi, për vitin akademik 2025-2026.
Lloji i mobilitetit përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve të doktoraturës
Niveli i mobilitetit:
- Program studimi i ciklit të tretë
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 20 ditë
Fusha e studimit:
- Mjekësi e Përgjithshme
Numri i kuotave:
- 2 (dy) kuota për Shqipërinë
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor sipas programit Erasmus+ ;
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron ky universitet klikoni në linqet e mëposhtme
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formular aplikimi; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/07/Formular-Aplikimi-3.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass, si dhe listën e publikimeve;
- Fotokopje e pasaportës;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Vërtetim studenti (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2 (e njësuar me origjinalin);
- Listë notash të niveleve të mëparshme të studimit (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
- Learning Agreement; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/07/Learning-agreement_Incoming_International.doc
- Formular deklarimi. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/07/Formular-Deklarimi-6.docx
Learning Agreement firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra.
Dërgimi i dokumentacionit:
Me email: erasmus@umed.edu.al
Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Afati i fundit për aplikim: 18.07.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!