
HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR “JAVËN NDËRKOMBËTARE” QË DO TË ZHVILLOHET NË UNIVERSITETIN E SHKENCAVE TË APLIKUARA TË SHËNDETIT, TALIN, ESTONI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për pjesëmarrje në “Javën Ndërkombëtare” në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Shëndetit, Talin, Estoni
Lloji i mobilitetit përfshin:
- Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 5 + 2 ditë udhëtim
- “Java Ndërkombëtare” do të zhvillohet në datat 1-5 Dhjetor 2025
Numri i kuotave:
- 2 (dy)
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor sipas programit Erasmus+;
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm: www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Shëndetit, Talin, Estoni, klikoni në link-un e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formular aplikimi; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/10/Formular-aplikimi-staf-administrativ-1.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Eprori direkt (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze).
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, (e njësuar me origjinalin);
- Plani i mobilitetit për trajnim; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/10/Plani-i-Mobilitetit-2.docx
- Formular deklarimi. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/10/Formular-Deklarimi-12.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+, Prof. Dr. Alban Dibra.
Dërgimi i dokumentacionit:
Me email: erasmus@umed.edu.al
Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Dokumentacioni është i detyrueshëm të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektorat. Në të kundërt aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.
Afati i fundit për aplikim: 10.10.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!