HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E AKUILËS, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+PËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK  2023-2024

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E AKUILËS, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+PËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2023-2024

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Akuilës,Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Llojii mobilitetit:Shkëmbim i studentëve për studime (përfshirë studentë me mundësi të kufizuara)

Niveli i mobilitetit për studentët: Program studimi i ciklit të dytë

Fusha e studimit:

  • Mjekësi e Përgjithshme
  • Stomatologji

Kohëzgjatja e mobilitetit: 5 muaj

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën Italiane, që ofron Universiteti i Akuilës, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.univaq.it/section.php?id=1442#dipartimento_4

Bursa përfshin:

  • Shpenzime udhëtimi: 275 €
  • Suport individual: 850 €/muaj

Dokumentet që nevojiten për aplikim:

  • CV në gjuhën Anglisht
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti, me numrin përkatës të matrikullimit
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze
  • Certifikatë e gjuhëssëhuaj (Anglisht B1/Italisht B1) e noterizuar
  • Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement*)
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Anglisht(maksimumi 30 pikë)
  • Informacion të detajuar lidhur me pjesëmarrjen e mëparshme në Programin Erasmus+ (kohëzgjatja, niveli i studimeve, tipi i studimeve, Universiteti pritës), ose deklaratë e mospjesëmarrjes në Programin Erasmus+.

 

Mënyra e vlerësimit:

  1. CV e kandidatit: maksimumi 15 pikë
  2.  letër motivimi: maksimumi 15 pikë
  3.  rezultatet: maksimumi 30 pikë
  4.  niveli i njohurivetë gjuhës Angleze: maksimumi 15 pikë
  5.  niveli i njohurivetë gjuhësItaliane: maksimumi 15 pikë
  6.  çertifikime të mëtejshme ekstrakurrikulare: maksimumi 10 pikë.

 

Pjesëmarrësit me mundësi të kufizuara kanë 20 pikë shtesë.

Mundësitë e kufizuara duhen provuar me dokumentacion.

Prioritet më të ulët do të kenë studentët që kanë marrë pjesë më parë nëProgram shkëmbimi Erasmus+.

 

Vlerësimi minimal për t’u kualifikuar është 60/100.

Në “Learning Agreement” do të përcaktohen lëndët që do të zhvillohen në universitetin pritës.

Duhet të plotësohet vetëm seksioni i parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Mjekësisë, kur të ketë përfunduar periudha e shkëmbimit.

 

NË VËMENDJE TË STUDENTËVE:Lëndët e përzgjedhura për t’u ndjekur në Universitetin e Akuilësduhet të jenë të njëjta me ato që do të kryehen në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në fakultetin tuaj në semestrin e dytë.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof.Dr.Alma Idrizi.

Për të shkarkuar formatin e Learning  Agreement klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Marreveshja-e-Studimit.docx

Afati për aplikim: 03.11.2023

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,si dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentet e dorëzuara në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Formulari-i-aplikimit-per-studentet.docx

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në  aplikimin tuaj!