
HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E GRANADËS, SPANJË
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Granadës, Spanjë, për vitin akademik 2025-2026.
Lloji i mobilitetit përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve të mjekësisë të ciklit të parë ose të dytë
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 5 muaj
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor sipas programit Erasmus+;
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm: www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Universitetin e Granadës, Spanjë, klikoni në link-un e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formular aplikimi; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/10/Formular-aplikimi-studentë-1.docx
- CV në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2, Spanjisht B1) e njësuar me origjinalin;
- Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement); http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/10/Learning-agreement-for-studies-2024-KA171-Final.docx
- Formular deklarimi. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/10/Formular-Deklarimi-13.docx
*Gjuha spanjolle është e detyrueshme minimumi niveli B1 (CEFR), e cila mund të dorëzohet edhe në një moment të dytë pas aplikimit, por në fazën fillestare të aplikimit kërkohet të dorëzohet një dokument paraprak që vërteton se keni njohuri të kësaj gjuhe.
Learning Agreement firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+, Prof. Dr. Alban Dibra.
Dërgimi i dokumentacionit:
Me email: erasmus@umed.edu.al
Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Dokumentacioni është i detyrueshëm të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektorat. Në të kundërt aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.
Afati i fundit për aplikim: 17.10.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!