
HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Saarlandit, Gjermani
Lloji i mobilitetit përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve të ciklit të dytë
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 3-6 muaj
Numri i kuotave:
- 2 kuota
Fusha e studimit:
- Farmaci
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor- sipas programit Erasmus+
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm: www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me Universitetin e Saarlandit, Gjermani, klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.uni-saarland.de/start.html
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formular aplikimi; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/11/Formular-aplikimi-studentë-Saarland.docx
- CV në gjuhën Angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj Gjermanisht (minimum niveli B1) ose Anglisht (minimum niveli B2) e njësuar me origjinalin;
- Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Learning Agreement; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/11/Learning_agreement_for_studies-1.docx
- Formular deklarimi. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/11/Formular-Deklarimi-13.docx
Dërgimi i dokumentacionit:
Me email: erasmus@umed.edu.al
Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
Dokumentacioni është i detyrueshëm të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektorat. Në të kundërt aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.
Afati i fundit për aplikim: 26.11.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!
