
Hapet thirrja për aplikim për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për mobilitet në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 2-5 muaj
Periudha e mobilitetit
- Semestri veror 2025/2026
- Semestri dimëror 2026/2027
Numri i kuotave:
- 2 (dy)
Fusha e studimit: Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Dega Fizioterapi (cikli I-rë dhe II-të )
Për t’u njohur me Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci klikoni në linkun e mëposhtëm:
Për më shumë informacion mbi mobilitetin në VEVU mund të klikoni në linkun e mëposhtëm:
https://www.vevu.hr/i-internal-call-for-incoming-erasmus-ka171-student-mobility-project-2025-ka171/
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i aplikimit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/11/Formulari-i-aplikimit-per-studentet.docx
- CV në gjuhën Angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Learning Agreement; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/11/Traineeship-formular-1-1.docx
- Vërtetim studenti (të noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) e njësuar me origjinalin;
- Listë notash (e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze);
- Formulari i deklarimit. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/11/Formular-Deklarimi-13-2.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 15.12.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!
