HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN “G. D’ANNUNZIO”, CHIETI-PESCARA, ITALI

HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN “G. D’ANNUNZIO”, CHIETI-PESCARA, ITALI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin “G. d’Annunzio”, Chieti-Pescara, Itali, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026

 

Lloji i mobilitetit përfshin:

  • Shkëmbimin e studentëve në mjekësi e përgjithshme, farmaci, stomatologji, shëndet publik dhe infermieri

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 5 muaj
  • Periudha e zhvillimit të mobilitetit- 1 Mars- 31 Korrik 2026

Numri i kuotave:

  • 3 kuota për Rajonin 1 (Western Balkans) – jo vetëm për Shqipërinë

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor- 850 Euro në muaj;
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:   www.ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me Universitetin “G. d’Annunzio”, Chieti-Pescara, Itali, klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://www.unich.it/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:         

Dërgimi i dokumentacionit:

Me email: erasmus@umed.edu.al

Fizikisht: Pranë zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë

Dokumentacioni është i detyrueshëm të dorëzohet fizikisht pranë Zyrës së Protokoll-Arkivës në Rektorat. Në të kundërt aplikimi juaj nuk do të merret në shqyrtim.

Afati i fundit për aplikim: 28.10.2025

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!