HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR TRAINEESHIP PËR NË UNIVESITETIN E GRAZ, AUSTRI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për traineeship për semestrin e dytë të vitit akademik 2021–2022 për në Univesitetin e Graz, Austri.
Lloji i mobilitetit: traineeship për ciklin e tretë të studimeve (specializantë)
Degët:
1- Mjekësi Interne;
2- Kirurgji vaskulare;
3- Anestezi;
4- Ortopedi-Traumatologji.
Kohëzgjatja: 2 muaj
Periudha e kryerjes së traineeship: 4 Prill – 3 Qershor 2022 dhe 2 Maj-1 Korrik 2022
Gjuha e huaj: Anglisht dhe Gjermanisht (kjo e fundit e detyrueshme)
Dokumentetqë duhet të dorëzohen:
- CV në gjuhën angleze,
- Fotokopje e pasaportës,
- Vërtetim specializanti i përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze,
- Letër motivimi në gjuhën angleze,
- Certifikatë e gjuhës së huaj: Anglisht (B1) dhe Gjermanisht (B2) të noterizuar.
Deadline për dorëzimin e dokumentacionit: 3 Nëntor 2021
Kërkesë specifike për këtë aplikim është formulari i vaksinimit (“Immunization Requirements Form”) të cilin e gjeni duke klikuar në linkun e mëposhtëm:
Të nominuarit për këtë traineeship, do të udhëzohen të dërgojnë më pas me mail dokumentacionin pranë Universitetit të Graz.
Për t’u njohur më gjerë me këtë universitet klikoni në linqet e mëposhtme: https://www.medunigraz.at/en/university-departments;
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit tëMjekësisë, Tiranë dhe duhet të dërgohen të skanuara në adresën: proejcts.office@umed.edu.al.
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/10/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_traineeship.docx
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!