HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR TRAINEESHIP PËR NË UNIVESITETIN E GRAZ, AUSTRI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për traineeship për semestrin e dytë të vitit akademik 2022–2023 për në Univesitetin e Graz, Austri.
Lloji i mobilitetit: traineeship për ciklin e tretë të studimeve (specializantë)
Kuotat: 6 (gjashte)
Degët:
- Mjekësi Interne (ose një nga nënspecialitetet e saj);
- Kirurgji vaskulare;
- Anestezi;
- Ortopedi-Traumatologji;
- Psikiatri;
- Kirurgji.
Kohëzgjatja: 2 muaj
Periudha e fillimit të traineeship: 1 Maj – 31Maj 2023;duhet të përfundojë deri me 31 Korrik 2023.
Gjuha e huaj: Anglisht dhe Gjermanisht (kjo e fundit e detyrueshme)
Dokumentetqë duhet të dorëzohen:
- CV në gjuhën angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim specializanti i përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj: Anglisht (B1) dhe Gjermanisht (B2) të noterizuar.
Deadline për dorëzimin e dokumentacionit: 4 Nëntor 2022
Të nominuarit për këtë traineeship, do të udhëzohen të dërgojnë më pas me mail dokumentacionin e skanuar pranë Universitetit të Graz.
Për t’u njohur më gjerë me këtë universitet klikoni në linqet e mëposhtme:
https://www.medunigraz.at/en/university-departments;
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit tëMjekësisë, Tiranë dhe duhet të dërgohen të skanuara në adresën: proejcts.office@umed.edu.al.
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT-1.docx
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!