Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Côte d’Azur, Nice, France, në kuadër të Programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022
Në kuadër të programit Erasmus + hapet thirrja për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin Côte d’Azur, Nice, Francë në kuadër të Programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022
Lloji i mobilitetit: Shkëmbim studentësh
Niveli i mobilitetit për studentët: Program studimi i ciklit të dytë
Fusha e studimit: Mjekësi e Përgjithshme, viti V në vitin Akademik 2021-2022
Kohëzgjatja e mobilitetit: 6 muaj
Numri i kuotave: 1 (një)
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor (850 Euro në muaj)
- Kostot e udhëtimit (275 Euro)
Dokumentet që nevojiten:
- CV në Anglisht
- Letër motivimi në Anglisht
- Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në Anglisht
- Fotokopje e pasaportës
- Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në Anglisht
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1 ose Frengjisht B1)
- Marrëveshje e studimit e plotësuar në Anglisht
Për t’u njohur me programin e studimit dhe për informacione më të detajuara mbi këtë universitet klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/05/Programi-i-studimit-Viti-V-MP.docx
Marrëveshja e studimit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.
Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.
Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus + Prof. Dr. Alma Idrizi.
Për të shkarkuar marrëveshjen e studimit klinkoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/05/Marreveshja-e-studimit-1.docx
Afati i aplikimit: deri më 09.06.2021
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet të dërgohen të skanuara në adresën: international.office@umed.edu.al.
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/05/Formulari-i-aplikimit-per-studentet-1.docx