Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023

Në kuadër të programit  Erasmus + hapet thirrja për aplikim për bursa për mobilitete në Universitetin e Granadës, Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus+,  për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023

Lloji i mobilitetit përfshin

Shkëmbimin e studentëve

Niveli i mobilitetit për studentët

Program studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit

5 muaj

Fusha e studimit

Mjekësi e përgjithshme

Numri i kuotave të bursave

1 (një)

Bursa përfshin:

Kompensimin mujor ( 850 euro në muaj për studentët)

Kostot e udhëtimit ( 275 euro)

Dokumentet që nevojiten:

  • CV në gjuhën angleze/ spanjolle;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze/spanjolle;
  • Letër motivimi në gjuhën angleze/spanjolle;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (anglisht B1) (spanjisht B1);
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze/spanjolle;
  • Marrëveshje e studimit e plotësuar në gjuhën angleze/spanjolle.

Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës, Spanjë dhe për informacione më të detajuara mbi këtë universitet klikoni në linqet e mëposhtme (linqet duhen verifikuar)

http://www.ugr.ed

http://internacional.ugr.es

http://www.ugr.university

http://internacional.ugr.es/pages/perfiles/estudiantes/incoming-erasmus-dimension-internacional?lang=en

 

Marrëveshja e studimit  është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët  që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +,  prof.dr.Alma Idrizi.

Për të shkarkuar marrëveshjen e studimit klinkoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Marrveshja-e-studimit.docx

Afati i aplikimit: 25.10.2022

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni  i  dorëzuar në zyrën e protokollit,  duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT.docx