Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Mjekësor të Sofies, Bullgari, në kuadër të Programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Mjekësor të Sofies, Bullgari, në kuadër të Programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024

 

 

Në kuadër të programit  Erasmus + hapet thirrja për aplikim për mobilitet në Universitetin Mjekësor të Sofies, Bullgari, në kuadër të Programit Erasmus+,  për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024

 

Lloji i mobilitetit: Shkëmbim studentësh

Niveli i mobilitetit për studentët: Program studimi i ciklit të dytë

Fusha e studimit: Mjekësi e Përgjithshme (4 kuota) dhe Mjekësi Dentare (3 kuota)

Kohëzgjatja e mobilitetit: 5 muaj

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor
  • Kostot e udhëtimit

Dokumentet që nevojiten:

  • CV në gjuhën angleze;
  • Fotokopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;
  • Letër motivimi në gjuhën angleze;
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (anglisht B2);
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;
  • Marrëveshje e studimit e plotësuar në gjuhën angleze.

Për detaje rreth njohurive të gjuhëve të huaja dhe për informacione më të detajuara mbi këtë Universitet klikoni në linqet e mëposhtme:

https://mu-sofia.bg/en/

 

Marrëveshja e studimit  është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët  që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +,  Prof. Dr.Alma Idrizi.

Për të shkarkuar marrëveshjen e studimit klinkoni në linkun e mëposhtëm:

 

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Marreveshja-e-studimit-Sofie.doc

Afati i fundit për aplikim: 25.10.2023

 Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni  i  dorëzuar në zyrën e protokollit,  duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/10/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT-Aquila-1.docx