Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, për në Universitetin  “Aristoteli”  Selanik, Greqi për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025

Hapet thirrja për aplikime për studentët PhD në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, për në Universitetin “Aristoteli” Selanik, Greqi për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për mobilitete për studentët PhD të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për në Universitetin  “Aristoteli”  Selanik, Greqi për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Lloji i mobilitetit: 

Shkëmbimin e studentëve PhD për studime;

Kohëzgjatja e mobilitetit: 

20 ditë

Kuota

2 

Bursa përfshin

  • Kompensimin sipas rregullave të Programit Erasmus+ KA171
  • Kostot e udhëtimit në varësi të distances midis universitetit pritës dhe atij të origjinës

 

 Dokumentet që nevojiten:

  • CV në gjuhën angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2)
  • Listë notash në nivele të mëparshme të studimit përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Formulari i aplikimit
  • Formulari i deklarimit

 

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit dhe të deklarimit. Formulari i aplikimit i përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formulari-i-aplikimit-per-studentet-1-1.docx

Formulari i deklarimit tregon nëse studenti ka kryer ose jo mobilitete të mëparshme me programin Erasmus+.

Për të shkarkuar formularin e deklarimit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formular-Deklarimi-3.docx

Afati  për aplikim: 20.11.2024