HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË  NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË DHE FARMACISË, KRAIOVË, RUMANI

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË DHE FARMACISË, KRAIOVË, RUMANI

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË  NË UNIVERSITETIN E UNIVERSITETIN E MJEKËSISË DHE FARMACISË, KRAIOVË, RUMANI PËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2022/2023

Mobiliteti përfshin:

Shkëmbimin e stafit administrativ

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

5 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)

Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze
  • Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze)
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Plani i mobilitetit
  • Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/01/Marreveshja-e-mobilitetit-per-stafin-administrativ.docx

Shënim– Mobiliteti pranë këtij universiteti duhet të kryhet deri në muajin prill 2023.

Afati për aplikim: 15.02.2023

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/01/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-administrativ.docx