HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E AKUILËS, ITALI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Akuilës, për semestrin e parë të vitit akademik 2022/2023.
Mobiliteti përfshin:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e mobilitetit:
5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën italiane, që ofron Universiteti i Akuilës, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;
http://www.univaq.it/section.php?id=1442#dipartimento_4
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Lista e publikimeve në gjuhën Angleze
- Letër motivimi në gjuhën Angleze
- Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze)
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin
Plani i mobilitetit
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/Plani-i-mobilitetit-1.docx
Afati për aplikim: 15.03.2022
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/02/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-akademik-2.docx