Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit tëMjekësisë, Tiranë për mobilitete në Universitetin e Romës“ TorVergata”, Itali
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Romës “Tor Vergata” për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie ( 2 bursa)
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
- Kompensiminditor (180 EURO nëditëpërstafin)
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën ,klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Romës “Tor Vergata”, klikoni në linqet e mëposhtme:
http://medschool.uniroma2.it/fine-course-structure-year-1-6/
http://farmacia.uniroma2.it/course-information/course-structure/
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Lista e publikimeve në gjuhën angleze
- Letër motivimi në gjuhën angleze
- Vërtetim punësimi (i përkthyer dhei noterizuar në gjuhën angleze)
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Vërtetim nga Dekani iFakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin
Plani i mobilitetit
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në adresën: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Plani-i-mobilitetit-stafi-akademik-2.docx
Afati për aplikim: 22.04.2021
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e UniversitetittëMjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, I cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet tëfirmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Formulari-i-Aplikimit-per-stafin-akademik-1.docx