Hapet thirrja për Bursa për Studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Akuilës, Itali në kuadër të programit Erasmus+

Hapet thirrja për Bursa për Studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Akuilës, Itali në kuadër të programit Erasmus+

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët dhe për stafin akademik në Universitetin e Mjekësisë për semestrin e dytë të vitit akademik 2018/2019

Llojet e mobilitetit përfshijnë

  • Shkëmbimin e studentëve
  • Shkëmbimin e Stafit Akademik

Nivelet e mobilitetit për studentët

  • Program studimi i ciklit të dytë
  • Bachelor

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 6 muaj
  • 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit (për stafin akademik)

Fusha e studimit

  • Mjekësi e Përgjithme
  • Mjekësi Dentare
  • Infermieri e Përgjithshme

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën italiane, që ofron Universiteti i Akuilës, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;

http://www.univaq.it/section.php?id=1442#dipartimento_4

Bursat përfshijnë

  • Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
  • Kompesimin ditor (160 euro  në ditë për stafin)
  • Kostot e udhëtimit ( 275 euro) në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinë

Për të përcaktuar distancën , klikoni në link-un e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:

  • CV në gjuhën angleze
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Italisht B1)
  • Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement)
  • Listë notash

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës.

Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof.Dr.Alma Idrizi

Për të shkarkuar formatin e Learning  Agreement klikoni në adresën: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Marreveshje-Studimi-Universiteti-Akuiles.doc

 

Dokumentet që nevojiten për aplikim për stafin akademik

  • CV + Listën e Publikimeve në gjuhën angleze
  • Kopje e Pasaportës
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze
  • Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe)
  • Certifikata e gjuhës që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe italiane në nivelin B2.
  • Plani i Mobilitetit
  • Vërtetim nga Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin

Për të shkarkuar formatin e planit të Mobilitetit klikoni në adresën: http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2017/03/Plani-i-Mobilitetit-Universiteti-Akuiles.doc

KUJDES! Kur të dorëzoni në Rektorat planin e Mobilitetit për t’u firmosur nga Koordinatori Institucional i Erasmus + për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Prof.Dr. Alma Idrizi  duhet të bashkëngjisni edhe dokumentin e vërtetimit nga Dekani juaj që ju lejon të shkëputeni gjatë kohës së mobilitetit.

 

Afati për aplikim: 25.10.2018

 

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Sektorin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara në adresën international.office@umed.edu.al.

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!