HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E AKUILËS, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E AKUILËS, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët në Universitetin e Mjekësisë për semestrin e pare të vitit akademik  2021/2022

Llojet e mobilitetit përfshijnë

Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetit për studentët

Program studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit

6 muaj

Fusha e studimit

Mjekësi e Përgjithme

Numri i bursave

2 ( dy)

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën italiane, që ofron Universiteti i Akuilës, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;

http://www.univaq.it/section.php?id=1442#dipartimento_4

Bursat përfshijnë

Kompesimin mujor (850 euro për studentët)

Për të përcaktuar distancën , klikoni në link-un e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:

CV në gjuhën angleze

Kopje e pasaportës

Vërtetim studenti

Letër motivimi në gjuhën angleze

Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1) e noterizuar (aplikanti mund të paraqesë edhe certifikatë të gjuhës Italiane nëse e zotëron)

Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement)

Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze.

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës.

Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof.Dr.Alma Idrizi

Për të shkarkuar formatin e Learning  Agreement klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/05/Marreveshja-e-studimit.docx

Afati për aplikim: 12.05.2021

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni  i  dorëzuar në zyrën e protokollit,  duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/05/Formulari-i-aplikimit-per-studentet.docx

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në  aplikimin tuaj!