HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT NË SELANIK, GREQI

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT NË SELANIK, GREQI

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e  Aristotelit në Selanik, Greqi për semestrin e dytë të vitit akademik 2021/2022

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

  • Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetit për studentët:

• Program studimi i ciklit të dytë
Kohëzgjatja e mobilitetit:


       • 5 muaj
Fushat e studimit:


        • Mjekësi e Përgjithshme

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron ky universitet  klikoni në linqet e mëposhtme
https://eurep.auth.gr/

https://qa.auth.gr/saml_login


 Bursa përfshin:

  1. Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
  2. Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës

Për të përcaktuar distancën , klikoni në  link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që duhet të dorëzohen: 

  1. CV në gjuhën Angleze
  2. Fotokopje e pasaportës
  3. Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
  4. Letër motivimi në gjuhën Angleze
  5. Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2) e noterizuar
  6. Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  7. Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët  që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.
Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.
Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +,  Prof.Dr.Alma Idrizi.

Formatin e Marrëveshjeve të  Studimit e shkarkoni nga linqet mëposhtme:
Marrëveshja e studimit  për Mjekësinë e Përgjithshme

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/10/Marreveshja-e-studimit.doc

Afati për aplikim: 27.10.2021
Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/10/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT-3.docx