HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË UNIVERSITETI I FERRARA, ITALI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+, PËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2021-2022
HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË UNIVERSITETI I FERRARA, ITALI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+, PËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2021-2022
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e studentëve
Nivelet e mobilitetit për studentët:
Program studimi i ciklit të parë ( 1 kuotë)
Program studimit i ciklit të dytë ( 1 kuotë)
Kohëzgjatja e mobilitetit
6 muaj
Fushat e studimit:
Mjekësi e Përgjithshme
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Ferrarës, Itali, klikoni në linqet e mëposhtme:
http://www.unife.it/medicina/lm.medicina/international-student
http://www.unife.it/medicina/lm.medicina
https://www.studiare.unife.it/Guide/PaginaRicercaInse.do;jsessionid=39979E7A2469772385F943DB
Bursa përfshin:
Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës
Për të përcaktuar distancën , klikoni në link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
CV në gjuhën angleze ose italiane (në varësi të programit të studimit)
Fotokopje e pasaportës
Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze ose italiane ( në varësi të programit të studimit)
Letër motivimi në gjuhën angleze ose italiane ( në varësi të programit të studimit)
Certifikatë e gjuhës së huaj Italisht B2 e noterizuar (aplikanti mund të paraqesë edhe certifikatë të gjuhës angleze nëse e zotëron)
Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze.
Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.
Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.
Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +, Prof. Alma Idrizi.
Formatin e Marrëveshjeve të Studimit mund ta shkarkoni nga linku i mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/Marreveshja-e-studimit-1.docx
Subject: Orientim për programin e studimit për studentët qe do të aplikojnë për mobilitet Erasmus+ në Universitetin e Ferrarës:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/B1_Medicina_e_Chirurgia_FE_2021_22-r3_agg.pdf
Afati për aplikim: 03. 12.2021
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet të dërgohen të skanuara në adresën. projects.office@umed.edu.al.
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT-1-1.docx
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!