HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E  FERRARËS, ITALI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+, PËR SEMESTRIN E PARË TË VITIT AKADEMIK 2020-2021

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E FERRARËS, ITALI, NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+, PËR SEMESTRIN E PARË TË VITIT AKADEMIK 2020-2021

Në kuadër të programit erasmus+, për semestrin e parë të vitit akademik 2020-2021, hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e  Ferrarës, Itali

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetit për studentët:

Program studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit

6 muaj

Fushat e studimit:

Mjekësi e Përgjithshme

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Ferrarës, Itali,  klikoni në linqet  e mëposhtme:

Mjekësi e Përgjithshme

http://www.unife.it/medicina/lm.medicina/international-student

http://www.unife.it/medicina/lm.medicina

https://www.studiare.unife.it/Guide/PaginaRicercaInse.do;jsessionid=39979E7A2469772385F943DB
Bursa përfshin:

Kompesimin mujor (850 euro për studentët)

Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës

Për të përcaktuar distancën , klikoni në  link-un e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  1. CV në gjuhën angleze ose italiane (në varësi të programit të studimit)
  2. Fotokopje e pasaportës
  3. Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në  gjuhën angleze ose italiane ( në varësi të programit të studimit)
  4. Letër motivimi në gjuhën angleze ose italiane ( në varësi të programit të studimit)
  5. Certifikatë e gjuhës së huaj  Italisht B2 e noterizuar (aplikanti mund të paraqesë edhe certifikatë të gjuhës angleze nëse e zotëron)
  6. Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze.
  7. Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *

 

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët  që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +,  Prof.Dr.Alma Idrizi.

Formatin e Marrëveshjeve të  Studimit mund ta shkarkoni nga linku i mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2020/03/Marreveshja-e-studimit-studente.pdf

 

Afati për aplikim: 20.03.2020

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni  i  dorëzuar në zyrën e protokollit,  duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2020/03/Formulari-i-Aplikimit-per-studentet.pdf

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në  aplikimin tuaj!