HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT NË SELANIK, GREQI

HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT NË SELANIK, GREQI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Aristotelit, Selanik Greqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2024/2025.

Mobiliteti përfshin:

Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

5 ditë + 2 ditë udhëtim (mobiliteti do të kryhet gjatë periudhës 02.10.2024 – 31.01.2025)

Bursa përfshin:

Kompensimin ditor (180 EURO në ditë)

Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Aristotelit, Selanik klikoni në linkun e mëposhtëm;

https://eurep.auth.gr/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  1. Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
  2. Fotokopje e pasaportës;
  3. Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  4. Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
  5. Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze). Në rastin e stafit administrativ të Rektoratit, vërtetimi i punësimit do të merret nga Sektori i Burimeve Njerëzore dhe leja do të merret nga Drejtori i Drejtorisë.
  6. Plani i Mobilitetit, i cili firmoset nga aplikanti dhe më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +,  Prof. Dr. Alma Idrizi.

Plani i mobilitetit

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/04/Mobility-agreement-for-training.docx

Afati i fundit për dorëzim dokumentacioni: 24 Prill 2024

Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/04/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_Staf-akademi-Selanik-1.docx