HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, GRAZ, AUSTRI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Mjekësisë, Graz, Austri.
Mobiliteti përfshin:
Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim
Kohëzgjatja e mobilitetit:
5 ditë + 1 ditë udhëtim
Datat e zhvillimit të mobilitetit:
Në datat 12-16 Maj 2025
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin);
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur më gjerë me këtë universitet klikoni në linqet e mëposhtme:
https://www.medunigraz.at/en/university-departments;
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
- Fotokopje e pasaportës;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Vërtetim punësim dhe leje nga eprori direkt;
- Certifikatë që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
- Vërtetim nëse keni kryer apo jo më parë një mobilitet Erasmus+ (nëse po, duhet të specifikoni mobilitetet e kryera duke cituar universitetet pritëse dhe periudhën e secilit prej tyre);
- Plani i Mobilitetit.
*Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/08/higher-education-mobility-agreement-training-1-2.docx
Afati i fundit për aplikim: 6 Shtator 2024
Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
*Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/08/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STAF.docx