iMed Conference, Lisbonë 2024
Konferenca iMed | Konkursi i të folurit në publik është një konkurs për studentët e bachelor dhe master në shkencat e jetës, i krijuar për t’u ofruar pjesëmarrësve mundësinë për të pasur një përvojë unike të të mësuarit klinik ose kërkimor në një qendër të njohur europiane me mjekë dhe shkencëtarë të njohur. Ky konkurs synon të inkurajojë studentët të zhvillojnë aftësi në fushën e të folurit publik duke krijuar një mundësi për të mësuar se si të paraqesin një ide, t’i afrohen audiencës dhe të përcjellin mesazhin e tyre.
Mund të fitohen 900€ për të realizuar një praktikë dy-javore në Oksford ose Belgjikë me dy ekspertë të talentuar në fushën tuaj!
Çdo pjesëmarrës duhet të mbrojë një opinion për situatën e paraqitur dhe ta mbështesë atë me argumente bindëse.
Në këtë link (https://linktr.ee/iMedConference) mund të konsultoheni rreth procedurave dhe rregullave.
- Praktika klinike lidhet me Obstetrikë-Gjinekologjinë dhe Shëndetin Maternal-Fetal, në Mbretërinë e Bashkuar.
- Praktika kërkimore është e lidhur me kërkimin në Neuroshkencë, veçanërisht për sëmundjen e Alzheimerit!
Abstraktet përfundimtare do të prezantohen gjatë Konferencës iMed®, e cila do të zhvillohet në Lisbonë, më 13 tetor 2024.
Afati i fundit për dorëzimin e abstrakteve është data 20 maj 2024.
Si të aplikoni?
Dërgoni një email në adresën ipitch.competition@imedconference.org me këto dokumente:
- Video (format .wmv, .mp4 ose .avi), në anglisht, rreth 3 minuta
- Emri i plotë
- Dëshmi për ndjekjen e arsimit të lartë në vitin aktual akademik (2023/2024)
- Përmendni praktikën që synoni (Klinike ose Hulumtuese)
- Kontaktet personale (email dhe numri i telefonit)