KËRKESË PËR ANGAZHIM ME KONTRATË SHËRBIMI, INXHINIER NDËRTIMI, EKSPERT FUSHE I JASHTËM
Në vijim të punës për realizimin e procedurave të prokurimit të parashikuara për t’u realizuar gjatë vitit 2022 për kryerjen e rikonstruksioneve, etj., të Universitetit të Mjekesisë, Tiranë, bazuar dhe në zbatim të neni 74 dhe neni 75 te VKM nr.285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik “, për të qenë pjesë e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe njesisë prokurimit, sipas rastit, kërkojmë punësimin me kontratë shërbimi të ekspertit të jashtëm , si më poshtë:
- 1 (një) Inxhinier të fushës së lnxhinjerisë së Ndërtimit ;
- Eksperti duhet të plotësojnë e keto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare sipas fushës së kërkuar, ( Inxhinier Ndërtimi ).
- Të ketë eksperiencë pune mbi 5 (pesë) vite.
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
- Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll Arkivës, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë Tiranë, brenda I0 ( dhjetë ) ditëve nga publikim i i njoftimit dokumentet si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit).
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;
Mosparaqija e dokumenteve ose mosparaqitja e plote e tyre, sjell s ‘kualifikim të kandidatit.
Publikimin e njoftimit në faqen zyrtare të UMT-së
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë brenda I0 ( dhjetë ) ditëve nga publikimi i njoftimit, dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës , Nr.371, I005, Tiranë).