Këshilli Kombëtar Rinor (KKR)

Këshilli Kombëtar Rinor (KKR)

Njoftohen studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë se, në vijim të Thirrjes së Tretë për krijimin e Këshillit Kombëtar Rinor (KKR), si organ këshillimor që funksionon pranë Ministrit Përgjegjës për Rininë, në datat 7 janar – 16 janar 2026 do të jetë i hapur procesi i votimit nga studentët e universiteteve për kandidatët e KKR-së, përfaqësues të Këshillave Studentorë.
Ftohen të gjithë studentët e UMT-së të marrin pjesë në këtë proces votimi dhe të kontribuojnë në përfaqësimin e tyre në Këshillin Kombëtar Rinor.
Për më shumë informacion vizitoni linkun:https://rinia.gov.al/