
Konferenca e VIII e Mikrobiologjisë Klinike
Konferenca e VIII e Mikrobiologjisë Klinike
Tema: “Sfidat e diagnozës mikrobiologjike nga aplikimi i metodave tradicionale te metodat moderne të zbulimit të acideve nukleike”
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Xheladin Draçini, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e avancimit shkencor dhe të përdorimit të metodave moderne në diagnostikën mikrobiologjike, si dhe rolin e bashkëpunimit akademik në përmirësimin e praktikave klinike.
Konferenca bashkoi profesionistë dhe studiues të fushës për të ndarë dije dhe eksperienca mbi zhvillimet më të fundit në mikrobiologjinë klinike.