KONFERENCA KOMBETARE

KONFERENCA KOMBETARE

📢 KONFERENCA KOMBETARE “Drejt një Menaxhimi më të Mirë të Dhimbjeve Kronike Jo-Onkologjike: Sfida dhe Mundësi në Shërbimin Shëndetësor Parësor”
📅 28 Mars 2025
📍 Auditorium Galileo Galilei, QSUT, Tiranë
📖 Në kuadër të projektit DJO KRON, shpallur fitues në Programin Kombëtar të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) 2024-2025 nga Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), organizohet Konferenca Kombëtare “Drejt një Menaxhimi më të Mirë të Dhimbjeve Kronike Jo-Onkologjike”. Ky event realizohet nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore Shkencore të Shëndetit Publik, Universiteti i Vlorës “Ismail Qemali”.

Konferenca synon të bashkojë profesionistë të shëndetit, studiues dhe akademikë për të ndarë përvoja dhe qasje inovative mbi menaxhimin e dhimbjes kronike jo-onkologjike në kujdesin shëndetësor parësor.

🔹 Dërgimi i abstrakteve: 1 – 20 Shkurt 2025
📩 Për dërgimin e abstrakteve për prezantime orale & e-poster:
✉️ enkeleda.sinaj@umed.edu.al
✉️ fatjona.kamberi@univlora.edu.al

📌 Udhëzimet për dërgimin e abstrakteve mund t’i gjeni në linkun më poshtë:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/02/Broshura-Konferenca-2025.pdf

🔹 Regjistrimi: 1 Shkurt – 28 Mars 2025
📩 Për regjistrim pasiv:
✉️ vjollca.ndreu@umed.edu.al

✅ Pjesëmarrja është falas!