KONGRESI I 2-TË NDËRKOMBËTAR I SHKENCAVE TË SHËNDETIT

KONGRESI I 2-TË NDËRKOMBËTAR I SHKENCAVE TË SHËNDETIT

Organizuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë
24–25–26 Prill 2026, Tiranë, Shqipëri

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Kongresit të 2-të Ndërkombëtar të Shkencave të Shëndetit, një aktivitet shkencor i rëndësishëm që vijon suksesin e edicionit të parë dhe synon të mbledhë së bashku pedagogë, studiues dhe profesionistë të shëndetit nga vendi dhe bota.

Kongresi ofron një platformë të gjerë për prezantime shkencore, diskutime të thelluara mbi zhvillimet më të fundit në shkencat e shëndetit dhe mundësi për bashkëpunim akademik dhe kërkimor ndërkombëtar.

Ftojmë të gjithë profesionistët e fushës së shëndetit dhe studiuesit e interesuar të kontribuojnë me punimet e tyre shkencore.

Prezantim oral
Prezantim poster

Informacion për dorëzimin e abstrakteve:
Afati i dorëzimit: 20 shkurt 2026

Formati Word template ne shqip dhe anglisht:

➡️ https://docs.google.com/document/d/1tJp9hYEQuNGoAO4bJX0C235-WN6fhqgf/edit?usp=sharing&ouid=109740440758721543018&rtpof=true&sd=true

➡️https://docs.google.com/document/d/1WZPBlvgwHEg9nsZ-9-AWfU788RUzi3RT/edit?usp=sharing&ouid=109740440758721543018&rtpof=true&sd=true

Instruksionet e plota për abstraktet (AL/EN):

➡️https://drive.google.com/file/d/1a9VT-JkDD00lVCP2qpi6Q4FVvIE5KqJh/view?usp=sharing